Google ADS

Dua Lipa me skena joshëse gjatë turneut të saj në Amerikë

19:05 | 20 Shkurt 2022
A. B.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur turneun e saj në Amerikë.

Dua po kujdeset të ndaj me ndjekësit e saj të shumtë momente të veçanta gjatë performancës së saj, shkruan arbresh.info

Në llogarinë e saj në ‘Facebook’, minuta më parë ndau disa video ku shihet që vendi është stërmbushur me njerëz.

“Philadelphia, 19 shkurt 2022”, shkroi ajo në postimin e saj, i cili u ‘bombardua’ me pëlqime e komente.

Kujtojmë që turneu – në promovim të albumit të saj të dytë është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Florida më 9 shkurt.

“Future Nostalgia” është planifikuar të përfundojë në nëntor të këtij viti në Australi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme