Artistja me famë botërore, Dua Lipa mori gjithë vëmendjen teksa hapi iHeartRadio Music Festival.
Dua u shfaq e veshur me një triko ngjyrë vjollcë dhe të zezë, ndërsa shfaqte lëvizjet e saj seksi të vallëzimit të premten mbrëma në Las Vegas, shkruan Daily Mail portali arbresh.info
Ndërsa ajo interpretonte disa nga hitet e saj më të mëdha, përfshirë “Love Again”, këngëtarja shqiptaro-britanike e muzikës pop, 26-vjeçare, shkëlqente në pamjen e saj elegante, e cila përfshinte një kostum me vija me xixa në pjesën e përparme që përputheshin me bizhuteritë e saj argjendi.
Fituesja e trefishtë e Çmimeve “Grammy” dukej shumë joshëse me veshjen e saj të errët, ndërsa i kishte kapur flokët e saj bisht.
Në një moment, ndërsa admironte turmën, ajo bërtit duke thënë: “Vegas, kjo është e mahnitshme”.
“Kjo është hera ime e parë që kthehem në skenë që nga viti 2020, kështu që ka kaluar shumë kohë. Shpresoj që ju të kaloni mirë”, vazhdoi Lipa.
Kujtojmë që së fundi Dua ka zbuluar data e turneut botëror të “Future Nostalgia”, që nisë në Amerikën veriore. /arbresh.info/
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...