Google ADS

Dua Lipa më e bukur se kurrë si imazh në kopertinën e revistës gjermane “Zeit”

17:32 | 6 Shkurt 2020
A. B.

Ylli kosovar me famë botërore,  Dua Lipa është rikthyer në Evropë prej disa javësh.

Dua së fundmi pozoi edhe për koopertinën e revistës së famshme gjermane “Zeit Magazine”, e cila botohet në Hamburg (Gjermani) nga viti 1946 dhe është mjaft e njohur, shkruan portali arbresh.info

Bukuroshja  ka realizuar një fotosesionin tejet të bukur për këtë revistë, duke u shfaqur me pamje ndryshe në disa prej ambienteve ku janë realizuar imazhet.

Ajo ka dhënë edhe një intervistë të veçantë për këtë revistë, duke rrëfyer detaje të shumta nga jeta dhe karriera e saj.

Fokusi i Duas aktualisht është albumi i saj i dytë në karrierë, i cili tashmë është konfirmuar që do të publikohet më datë 3 prill.

Kujtojmë se sa i përket jetës private, përveç orarit të saj të ngjeshur, Dua kalon shumë kohë cilësore me të dashurin e saj Anwar Hadid, 20 vjeç, në New York, dhe dyshja dyshohet se u zhvendosën për të jetuar në këtë qytet me njëri-tjetrin pas vetëm dy muajsh takime mes vete. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme