Google ADS

Dua Lipa mbështet kauzën pro abortit

22:57 | 25 Gusht 2019
Arbresh Info

Dua Lipa po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes duke shijuar çdo moment të jetës me të dashurin, Anwar Hadid, i cili është njëkohësisht edhe vëllai i dy motrave, super modeleve, Gigi dhe Bella.

Këngëtarja këtë vit ka vendos që të mos paraqitet në ndonjë koncert muzikor duke u përkushtuar në këngët e reja që do të jenë pjesë e albumit të ri.

Megjithatë zeshkania nuk ka lënë anash aktivitete humanitare, por edhe kauzat që janë në dobi të gjinisë femërore.

Ajo u ka bërë thirrje fansave që ta nënshkruajnë peticionin pro abortit, i cili është i ndaluar me ligj në disa shtete te SHBA-ve.

“Miqtë e mi në SH.B.A.: 25 milionë. Kjo është sa gra jetojnë në një shtet ku aborti mund të ishte i jashtëligjshëm nëse Roe përmbyset. Bashkohuni me mua & Prindërimi i planifikuar”, ka shkruar zeshkania ndër të tjerash në llogarinë personale në Twitter.

Ndryshe, Dua në fillim të këtij muaji ishte në Prishtinë, ku ndoqi performancat e miqve të saj në “Sunny Hill Festival”. /Telegrafi/

https://twitter.com/DUALIPA/status/1165311183815098368

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme