Dua Lipa mahnitëse në eventin e “Burberry” në javën e modës në New York

17:57 | 17 Shtator 2019
Arbresh.info

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tash e disa muaj është duke e shijuar lidhjen me partnerin e saj të ri, Anwar Hadid.

Ata filluan romancën e tyre vetëm pak muaj pas ndarjes së artistes tonë nga modeli dhe kuzhinieri Isaac Carew, shkruan portali arbresh.info

Ylli kosovar së fundi shkëlqeu në eventin e “Burberry” në javën e modës në New York.

Së fundi, këngëtarja shqiptare ka publikuar disa imazhe, të cilat i ka shkëputur nga paraqitja e saj në “Javën e Modës”. Bukuroshja kishte kombinuar ngjyrat bardhë e zi, ndërsa dukej në top-formë, në ndejën ku u shoqërua nga partneri i saj, Anwar Hadid.

https://www.instagram.com/p/B2gjIWoB93K/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme