Dua Lipa mahnitëse imazhet e reja nga fotosesioni për ‘British Vogue’

20:16 | 8 Janar 2021
A. B.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, gjatë vitit të kaluar ka korrë sukese të mëdha.

Ajo solli albumin e ri dhe njëherësh të dytin me radhë të titulluar “Future Nostalgia”, i cili u mirëprit dhe e bëri të renditet në vend të parë, shkruan portali arbresh.info

Megjithatë, 25 vjeçarja ka nisur vitin 2021 me një fotosesion të realizuar për revistën ‘Vogue’ të Britanisë.


Dua në disa fotografi erdhi si bjonde, ndërsa në një prej tyre kishte vendosur parukë me ngjyrë portokalli.


Në imazhin e fundit, artistja u shfaq e veshur tërësisht në të zeza dhe me flokë të shkrtra, teksa duket shumë ndryshe.

Fotografitë në fjalë janë shkrepur nga Emma Summerton. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme