Google ADS

Dua Lipa mahnit me dukjen e saj të re, bëhet flokëkuqe

08:56 | 12 Maj 2020
Arbresh Info

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, po vazhdon të mbetet një nga emrat më të suksesshëm të momentit në tregun ndërkombëtar.

Vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se ka regjistruar emrin e saj si markë, duke i dhënë mundësinë për të lëshuar artikuj të markës “Dua Lipa” përfshirë rroba dhe kozmetikë, si dhe lojëra kompjuterike, libra, bizhuteri, madje edhe pajisje të kuzhinës.

Krahaj kësaj, bukuroshja po shijon çdo moment në vetë-izolim në shtëpinë e saj në Londër ani pse shumë prej njerëzve të tjerë mund të jenë mërzitur.

https://www.instagram.com/p/B_7SGf_hM69/?utm_source=ig_web_copy_link

Ajo së fundmi përmes rrjetit social, Instagram ka prezantuar stilin e ri të flokëve që është mjaft unik.

Në imazhet e fundit që ka ndarë me miliona ndjekësit, Dua shfaqet në formë të mahnitshme teksa është bërë flokëkuqe.

Ajo vjen me flokë të kuqe në këto fotografi, duke mos e bërë shumë të qartë nëse bart paruke apo është vërtet një ndryshim i ri në pamjen e saj.

Sidoqoftë, fansat kanë ngelur të habitur nga kjo pamje e re e 24-vjeçare, megjithëse nuk jemi mësuar ta shohin me një ngjyrë të tillë në flokë.

https://www.instagram.com/p/CAD7eNWhsJH/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Lipa është shquar gjithmonë për pamjen e saj atraktive dhe kjo është vetëm një nga ndryshimet e shumta që ka realizuar deri më tani. /

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme