Dua Lipa lë pa fjalë me performancën në koncertin në kuadër të turneut “Future Nostalgia”

15:44 | 19 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Dua Lipa mbajti koncertin e saj të radhës në Boston, të premten mbrëma në kuadër të turneut të saj botëror “Future Nostalgia”.

Ylli i muzikës ndezi atmosferën dhe mahniti publikun me performimin e hiteve më të njohura të saj, teksa vëmendje mori edhe me veshjen dhe vallëzimin sensual.

E veshur me një trupore me ngjyrë të bardhë me detaje me shkëlqim, 26 – vjeçarja kompletoi atë me një palë çizme të gjata me taka me ngjyrë gri.

Pamje nga koncerti i mbrëmshëm (18 shkurt), Dua ndau edhe me fansat e saj përmes llogarisë në Instagram.

E shoqëruar nga valltarët në skenën gjigante, krijuesja e hitit “New Rules” u pa energjike derisa kërcente dhe performonte para mijëra fansave që kishin ardhur ta shihni nga afër artisten shqiptare me famë botërore.

Ndërkohë, kujtojmë që turneu – në promovim të albumit të saj të dytë është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Florida më 9 shkurt.

“Future Nostalgia” është planifikuar të përfundojë në nëntor të këtij viti në Australi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme