Dua Lipa lanson koleksionin e tretë me “Pepe Jeans”

16:34 | 15 Tetor 2020
A. B.

Dua Lipa ka një bashkëpunim të suksesshëm me markën e njohur të veshjeve “Pepe Jeans”.

Bukuroshja shqiptare, së fundmi njoftoi fansat se ka lansuar koleksionin e saj të tretë të veshjeve e njëherësh të fundit me këtë brend, shkruan portali arbresh.info

25 vjeçarja ka ndarë koleksionin e ri me 53.5 milionë ndjekësit që numëron në Instagram, ku vjen e mahnitshme në secilën pozë.

“Shumë krenare që lansova gamën time të tretë dhe të fundit për Pepe Jeans. Ishte shumë interesante dhe argëtuese të mësosh më shumë rreth dizajnimit me nje markë kaq ikonike të Londrës, e cila fillimisht nisi në një tezgë në tregun e Portobello në vitet 1970”.

“Vendosa të nënshkruaj një bashkëpunim me një koleksion të quajtur ‘Denim Decades’ me stile të frymëzuara nga çdo dekadë që kur Pepe filloi shitjen e xhinseve. Mezi po pres të ju shoh se si ju dizajnoni të juajat”, ka shkruar ajo.

Ky bashkëpunim mes Dua Lipës dhe “Pepe Jeans” ka qenë shumë i suksesshëm qysh në fillim dhe po vazhdon të mbajë këtë ritëm.

Ky është vetëm njëri nga bashkëpunimet e suksesshme që Lipa ka me marka të njohura botërore, madje ajo po cilësohet edhe si ikonë e modës. / arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme