Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke e shijuar suksesin e albumit të saj të ri “Future Nostalgia”.
Ajo tashmë ka lansuar gjithsej 11 këngë nga ky album dhe deri më tani është vlerësuar tejet shumë nga kritikët – si albumi më i mirë i vitit 2020, shkruan portali arbresh.info
“Future Nostalgia” debuton në numrin e katërt në tabelë (me 66,000 në njësi ekuivalente të albumeve të javës së parë) këtë javë – e cila mund të mos përputhet mjaft me nivelin e entuziasmit që albumi ka gjeneruar në mesin e fansave, por prapë paraqet lehtësisht renditjen e saj më të lartë në datë, pas albumit të saj “Dua Lipa” të vitit 2017.
Përveç këtij debutimi në top 5, kënga “Break my heart” u rendit në numrin 21 në “Billboard Hot 100” , ndërsa “Don’t start now” mban numrin 3 në tabelë.
Lipa përndryshe së fundmi kishte folur edhe për izolimin e saj përgjatë krizës së koronavirusit.
Ajo aktualisht po qëndron në një shtëpi me qira me të dashurin, kjo pasi apartmenti i tyre ishte shkatërruar nga fqinjët e saj të cilët kishin bërë disa renovime./ arbresh.info/
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...