Dua Lipa konkurron për çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare”

19:52 | 13 Tetor 2020
A. B.

Dua Lipa po konkurron për çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare”.

Mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve në Australi, “ARIA Awards 2020” do të transmetohet në Channel Nine më 25 nëntor.

Dhe të martën, të nominuarit në të gjitha 29 kategoritë u njoftuan nga prezantuesja e njohur “Today”, Brooke Boney.

Grupi i famshëm duo i Sydneit, Lime Cordiale kryesojnë listën me së paku tetë nominime të mëdha, përfshirë ato për “Artistin e Vitit” dhe “Albumin e Vitit”. Ndërkohë, e nominuar në këtë ngjarje të madhe është artistja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

Dua konkurron në kategorinë “Artisti më i mirë internacional”, falë sukseseve të shumta në rrafshin ndërkombëtar që pati këtë vit me albumin e saj “Future Nostalgia”. Emra tjerë të njohru që garojnë këtë çmim përfshijnë: Eminem, Halsey, Harry Styles, Juice WRLD , Justin Bieber , Lewis Capaldi, Lizzo, Taylor Swift dhe The Weekend.

Kjo është lista e plotë e nominimeve për ARIA Awards 2020:

Albumi i vitit
DMA’s – ‘THE GLOW’
Jessica Mauboy – ‘Hilda’
Lime Cordiale – ’14 Steps To A Better You’
Sampa The Great – ‘The Return’
Tame Impala – ‘The Slow Rush’

Artisti më i mirë
Archie Roach – ‘Tell Me Why’
Guy Sebastian – ‘Standing With You’
Ruel – ‘Free Time’
The Kid LAROI – ‘F*ck Love’
Troye Sivan – ‘In A Dream’

Artistja më e mirë
Amy Shark – ‘Everybody Rise’
Miiesha – ‘Nyaaringu’
Sampa The Great – ‘The Return’
Sia – ‘Together’
Tones And I – ‘Bad Child / Can’t Be Happy All the Time’

Kënga më e mirë ritmike
Alice Ivy – ‘Don’t Sleep’
Dom Dolla – ‘San Frandisco’
Flume – ‘Rushing Back feat. Vera Blue’
Northeast Party House – ‘Shelf Life’
Stace Cadet & KLP – ‘Energy’

Të ngjashme