Google ADS

Dua Lipa kërkon ndihmë për familjet e prekura nga tragjedia në Londër (FOTO)

21:47 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Dua Lipa ka bërë apel për ndihmë për të mbështetur të gjithë të prekurit e tragjedisë në Londër.

Ajo ka publikuar fotografi në llogarinë e saj në Twitter ku i fton të gjithë të dhurojnë ndihma.

“Të gjitha lutjet e mia shkojnë për të gjithë njerëzit dhe familjet e prekura. Nëse keni mundësi të ndihmoni dhe të dhuroni, ju lutem bëjeni”, ka shkruar ajo.
Dua është një ndër yjet e muzikës botërore që është rritur dhe ka zhvilluar karrierën e saj në Londër, prandaj po jep mbështetje për këtë rast.
Ndërkohë nuk është e vetmja pasi emra të tjerë të njohur si Rita Ora dhe Adele janë gjendur pranë kullës Grenfell vetëm pas minuta pasi kishte shpërthyer zjarri.

Nga kjo ngjarje e rëndë mbetën të vdekur 17 persona, ndërsa të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe kanë mbetur pa shtëpi e pa të ardhura.

screenshot_5

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme