Dua Lipa ka zgjedhur këtë vend për t’i kaluar pushimet

15:51 | 29 Mars 2019
A. B.

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, shkruan portali arbresh.info.

Së fundmi Dua ka publikuar disa imazhe llogarinë e saj personale në “Instagram”, ka treguar se ajo po qëndron në një vend malor i mbushur me borë, teksa në rroba skijimi 23 vjeçarja i ka shijuar pafund temperaturat në minus.

Përndryshe, “Swan Song” mban titullin kënga e saj e fundit, të cilin Lipa e publikoi në janar dhe është pritur shumë mirë nga publiku i saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme