Google ADS

Dua Lipa imazh i revistës franceze “ELLE”

15:53 | 9 Prill 2019
A. B.

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja e suksesshme Dua Lipa ka bërë të ditur nëpërmjet disa postimeve se do të jetë imazh i ballinës së revistës franceze “Elle” muajin e ardhshëm, shkruan portali arbresh.info

Dua pranë njërit postim ka treguar se numri i kësaj reviste pjesë e së cilës edhe do të jetë ka për t’u publikuar në muajin maj, ajo gjithashtu i ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe ka treguar se ndihet e priviligjuar që ka punuar me ta.

Ndryshe, fama e madhe e bukuroshes sonë ka bërë që shumë muze të shfaqin interesim që të kenë figurën e saj prej dylli, tashmë edhe muzeu “Madame Tussaud” ka zbuluar figurën e 23-vjeçares bukuroshe, Dua Lipa. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme