Google ADS

Dua Lipa i tregon gjithë botës për natën e mbrëmshme në ‘Sunny Hill’

22:46 | 11 Gusht 2018
A. B.

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa  ka përçuar mesazhe të fuqishme nga Prishtina për gjithë botën.

Ajo ka ndarë disa fotografi nga koncerti i saj i mbrëmshëm, që u organizua nga kompania e babait ë saj. Derisa ka thënë se çdoherë ka dashur të jap diçka të tillë për vendlindjen e saj.

“Një kohë për qytetin tim të lindjes! Prishtina ime sa shumë të dua. Natë e paharrueshme! Faleminderit për mikpritjen edhe energjinë! Shumë gjëra kanë ndryshuar prej herës së kaluar, para dy viteve, kur unë isha këtu me vetëm 35 minuta këngë dhe pa album timin, dhe unë prapë se prapë e dua si atëherë. Shumë krenare që e solla vetën time të plotë këtu para jush ashtu qysh kam dashur çdoherë ta bëjë. Faleminderit Sunny Hill Festival, mezi po pres të endem nëpër festival sit dhe të kënaqem me edhe një tjetër ditë. Dashni, dashni, Dashni. Foto nga Pixie Levinson”, ka shkruar ajo në profilin zyrtar në Facebook.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme