Akademia e Shkencave dhe Arteve ka shpallur të martën listën e ngushtë të nominimeve për 10 kategori në kuadër të Oscars 2022.
Lista e plotë e nominimeve do të bëhet e ditur më 8 shkurt, ndërsa për herë të parë në histori, një film kosovar është pjesë e listës së ngushtë të filmave të mundshëm për t’u nominuar në kategorinë “filmi më i mirë ndërkombëtar”, shkruan arbresh.info
Filmi “Zgjoi (Hive)” është tashmë në listën e ngushtë të 15 filmave të mundshëm për t’u nominuar, me çka ka gëzuar pa masë mbarë popullin e Kosovës.
E ky sukses sigurisht që e Ka gëzuar pa masë edhe artisten me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.
Kjo e fundit ka rishpërndarë në InstaStory një postim të bërë nga regjisorja Blerta Basholli, ku e etiketuar ka qenë edhe vet Dua.
“Lajmi më i mirë për t’u zgjuar”, shkroi Lipa në InstaStory, duke iu gëzuar kështu suksesit të filmit “Zgjoi”.
Dua përndryshe së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, ka qenë e pranishme fizikisht në premierën e “Zgjoi” në SHBA. /arbresh.info/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...