Dua Lipa hap arkivën, publikon foto intime me të dashurin

14:58 | 6 Maj 2020
A. B.

Këngëtarja Dua Lipa më 27 mars të këtij viti publikoi albumin e saj të ri, njëherësh të dytin në karrierën e saj.

Ajo po shijon një sukses të jashtëzakonshëm me këtë album, pasi pothuajse po hyjmë në javën e tretë që “Future Nostalgia” vazhdon të renditet në vendin e parë në top listën zyrtare të albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan portali arbresh.info

Kjo periudhë e izolimit në shtëpi ka bërë që Dua të ndjejë mall për pushimet bë bregdet duke ndarë kështu disa fotografi ku shihet pranë detit me të dashuri dhe mikeshat e saj.

“Duke ëndërruar për këtë ndërsa vendosa përsëri një ekran të gjelbër në dhomën time”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazhve.

Për të promovuar albumin ishte paraparë edhe një turne muzikor me po të njëjtin emër, “Future Nostalgia”, por që i njëjti është shtyrë për vitin e ardhshëm shkaku i pandemisë coronavirus. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme