Dua Lipa po vazhdon të shijojë suksese të njëpasnjëshme në tregun ndërkombëtar të muzikë muzikës.
Së fundmi, ajo me babanë e saj, Dukagjin Lipën, ishin aktivistë në Konferencën Ndërkombëtare të Muzikës Live (ILMC) në pjesën e ‘Future Forum’.
Dua ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ajo ka treguar përmes disa imazheve në InstaStory se është në xhirimet e një projekti të ri muzikor, që do të vijë së shpejti për fansat.
Teksa ka shijuar shëtitjet në Londër, Dua gjatë ditës së shtunë ka hasur në një veturë me targë të veçantë.
Kjo veturë kishte të shkruar fjalën “Dua” në targën e saj, gjë që ka befasuar artisten shqiptare, e cila e ka ndarë me ndjekësit e saj të Instagramit këtë gjë.
Dua përndryshe vetëm pak ditë më parë është shpërblyer me dy çmime në “Global Awards”, teksa në muajin e shkurt ajo u bë shqiptarja e parë që rrëmbeu dy çmime “Grammy”.
Lideri suprem i Iranit thotë se Hamasi do të mbijetojë, pava...
“Tronditet” Serbia: “Hakohet” një billbord në Valevë – shqip...
Një ditë para Maratonës, Veliaj: Tirana të jetë një kartolin...
Franca premton mbështetje për planin e Ukrainës për t’i dhën...
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili p...
Pak kohë pas pensionimit nga futbolli, Varane merr një punë ...