Një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës dhe artit në Evropë, Manifesta Biennal, është hapur në Prishtinë më 22 korrik 2022.
Bienalja Nomade Evropiane kishte për qëllim të sjellë në Kosovë një program artistik 100 ditor me performanca, punëtori e organizime të ndryshme artistike.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qëndruar në Kosovë për shkak të festivalit “Sunny Hill” me këtë rast ka vizituar edhe bienalen Manifesta.
Ajo madje në shkrim u ka bërë thirrje të gjithëve që ta vizitojnë, duke shtuar se duhet të jetë patjetër në listën e gjërave për të bërë këtë verë në Prishtinë.
“Dje isha në Manifesta Biennal që po mbahet në Prishtinë, Kosovë. Ka instalacione të pabesueshme arti dhe ekspozita publike në të gjithë qytetin, por veçanërisht në vende që kanë nevojë për pak dashuri dhe vitalitet.
Ekspozita kryesore mbahet në hotelin Grand i cili tani është pothuajse i braktisur me përjashtim të ngjarjeve të rastësishme private.
Është një ekspozitë e mrekullueshme që pret artistë nga Kosova dhe nga e gjithë bota dhe ju bëj thirrje nëse nuk keni qenë ende ose po mendoni të shkoni, kjo është një gjë që ju duhet në listën tuaj të gjërave për të bërë në Prishtinë këtë verë”, shkroi ylli ndërkombëtar. /arbresh.info/
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë