Dua Lipa fotografohet pa pikë grimi në aeroport, kaq e bukur po duket

22:19 | 3 Mars 2020
A. B.

Ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa së fundmi pati një paraqitje të shkëlqyer në Paradën e komunitetit LGBTI në Sydney të shtunën.

24-vjeçarja përfundoi udhëtimin e saj në Australi, teksa u pa duke u nisur nga Aeroporti “Kingsford Smith” i Sydneyt, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info

Dua, kishte veshur një palë tuta të zeza teksa u pa që u largua me një furgon të zi, dukej tërheqëse edhe pse ishte komplet pa make-up.

Ajo kishte veshur një palë atlete Prada me çorape të bardha, dhe një bluzë të zezë.

Ajo është duke punuar fort për albumin e saj të ri, që është konfirmuar se do të publikohet më 3 prill. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme