Rrjetet sociale mund të jenë stresuese, madje edhe për ata prej nesh me vetëm me një numër te vogël ndjekësish.
Por, për ata që janë në qendër të vëmendjes, mund të jetë absolutisht mbizotëruese – kjo është arsyeja pse Dua Lipa thotë se ajo u dorëzoi menaxherëve të saj kontrollin e llogarive zyrtare.
Në një intervistë për revistën Vogue të Britanisë, këngëtarja tha se nuk drejton më llogaritë e saj në rrjetet sociale sepse kjo po i shkaktonte ankth.
“Kisha ankth”, ka thënë Dua për Vogue duke shtuar, “Dhe unë isha si: Kjo nuk duhet të jetë mënyra se si po e përjetoj këtë përvojë një herë në jetë. Unë isha duke u ngatërruar me besimin tim. Isha shumë nervoze duke menduar se çfarë do thonë të tjerët”.
Ajo ndjenjë ankthi se si njerëzit flisnin për të në mediat sociale ishte një kontrast i plotë me karrierën e hershme të Duas.
“Unë do të hyja në intervista dhe njerëzit do të thoshin, ‘Si e trajtoni urrejtjen?’ Dhe unë jam si, ‘Urrejtja? Unë nuk urrehem, për çfarë po flet?’”, thotë ajo. “Ishte kaq herët sa njerëzit nuk u interesonte as të provonin të thoshin diçka të keqe”.
Ndërsa u bë më e famshme, rrjetet sociale u bënë më ‘të ndezura’, kështu që ajo dorëzoi kontrollin.
Përvoja e Duas, për fat të keq, nuk është unike. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që përdorin shpesh rrjetet sociale raportojnë nivele më të larta ankthi dhe çështje të tjera të shëndetit mendor.
Megjithatë, rrjetet sociale mund të jenë një forcë edhe për të mirë. U japin njerëzve zë, na ndihmon të qëndrojmë të lidhur e po ashtu na lidh me burimet thelbësore të shëndetit mendor. Me fjalë të tjera, ne kemi fuqinë t’i bëjmë mediat sociale një vend të shkëlqyeshëm për të gjithë – prandaj le ta bëjmë.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës