Google ADS

Dua Lipa flet për periudhën si refugjate: Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë

00:35 | 17 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Këngëtarja  Dua Lipa, së fundmi ka dhënë një intervistë rreth jetës dhe karrierës së saj për W Magazine.

Revista i ka kushtuar Duas  një shkrim mbi periudhën kur ajo ishte një refugjate në Mbretërinë e Bashkuar.“Ajo vjen nga një familje “shumë liberale” e muzikantësh (babai i saj ishte këngëtar i grupit ODA, një grup kosovar i muzikës ‘rock’) dhe akademikë (gjyshi i saj ishte një historian), dhe u rrit kryesisht në Londër, por gjuha e saj e parë është shqipja, dhe ajo është vajzë e refugjatëve”, shkruan W Magazine për artisten shqiptare.

“Në vitin 1992, tre vjet para lindjes së saj, familja e saj u dëbua nga qyteti i lindjes së tyre, Prishtinë, nga forcat nën drejtimin e presidentit serb Slobodan Milosevic. Në kohën kur familja Lipa u rikthye në vendlindje në vitin 2006, kur Dua ishte 11 vjeçare, Kosova kishte duruar një luftë që rezultoi me mijëra vdekje civile, shpërngulje masive të popullësisë dhe krime lufte, për të cilat u akuzuan më vonë një numër zyrtarësh, përfshirë Millosheviqin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, vazhdon më tej shkrimin.

Dua ka treguar për revistën se gjithmonë kanë dashur të kthehen në Kosovë.“Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë”.Unë mendoj se një gjë që njerëzit nuk e kuptojnë, veçanërisht me situatën e refugjatëve për momentin, është se thjeshtë askush nuk largohet nga vendlindja, përveç nëse dëshiron të kujdeset për familjen e tyre ose janë në kohë krize”, ka thënë më tej Dua./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme