Dua Lipa ndjehet më komode se kurrë me të dashurin e saj Anwar Hadid.
Këngëtarja 25-vjeçare, dhe modeli, 21 vjeçar, u bashkuan në qershor të vitit 2019 dhe ai është vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid, shkruan DailyMail.
Para kësaj lidhje, Dua ishte në një lidhje me Isaac Carew, 34 vjeç, ata u bashkuan në vitin 2013 por marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2019.
Duke folur për romancën e saj me Anwarin për revistën ‘Rolling Stone’, ylli tha: “Unë jam shumë komode në këtë marrëdhënie, më shumë se çdo herë tjetër”.
Dua, gjithashtu diskutoi se si çifti kaloi një pjesë të vitit 2020, i izoluar në fermën familjare të Anwarit në Pensilvani.
Këngëtarja pranoi se e donte ritmin e qetë të jetës dhe gjithashtu shfrytëzoi rastin për të përmirësuar aftësitë e saj në kalërim.
Interpretuesja e hitit “One Kiss” gjithashtu foli për të dashurin Anwar në një intervistë të fundit për “British Vogue”, duke thënë se ajo përpiqet të ekuilibrojë ‘të qenit kaq e ngazëllyer dhe e dashuruar’, duke e mbajtur romancën e tyre private.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...