Këngëtarja e famshme nga Kosova, Dua Lipa është bërë pjesë e festivalit të përvjetshëm amerikan, Coachella.
21 vjeçarja ka kënduar në këtë festival hitin e saj “Scared to Be Lonely” bashkë me DJ e famshëm, Martin Garrix, shkruan arbresh.info.
Dua ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram dy video ku shihet duke dhënë performancë të zjarrtë para publikut amerikan.
Coachella është një festival i muzikës që mbahet çdo vit në Kaliforni e ku marrin pjesë shumë emra të famshëm të muzikës e artit në përgjithësi.
Këtë vit është paralajmëruar se ne festival do të performoj edhe këngëtarja tjetër nga Kosova, Era Istrefi.
Në këtë festival ishin po ashtu të pranishme edhe shqiptaret e tjera, Rita Ora e Bebe Rexha./Arbresh.info.
https://www.instagram.com/p/BS8TlsqlQws/?taken-by=dualipa&hl=en
https://www.instagram.com/p/BS8XwsQFmW8/?taken-by=dualipa&hl=en
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...