Ajo është e njohur për ndjenjën e saj unike të stilit dhe veshjet e saj të çuditshme në skenë.
Dua Lipa u shfaq e veshur me një ansambël tjetër të veçantë teksa po shijonte një natë në restorantin iranian “Berenjak” në Soho të Londrës të enjten në mbrëmje, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “Love Again”, 26 vjeçe, veshi sako të zezë, mbi një bluzë dhe pantallona të shkurtër në ngjyrat blu dhe vjollcë.
Me këtë veshje ajo u pa në disponim të mirë teksa doli për një mbrëmje, e shoqëruar nga i dashuri i saj në kryeqytetin e Anglisë.
Me veshje të çuditshme dhe gati tërësisht transparente, këngëtarja merr vëmendjen rrugëve të Londrës.
Kjo paraqitje e saj vjen, pasi këngëtarja e albumit “Future Nostalgia”, e cila u pa duke punuar fort në një studio regjistrimi në Londër javën e kaluar, e kombinoi veshjen e saj me një palë atlete argjendi.
Dua, e cila është në lidhje me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid, Anwar, mbante gjërat e saj thelbësore në një çantë të vogël, teksa për aksesorë zgjodhi vathë të trashë dhe një sërë unazash argjendi.
Lipa la që të shkëlqente bukuria e saj natyrale me pamjen e saj të freskët dhe makijazhin e lehtë.
Dalja e saj vjen vetëm pak kohë pasi u zbulua se Dua nuk e ka dorëzuar këngën e saj “Levitating” për t’u nominuar në Grammy, pavarësisht suksesit të saj, raportoi Variety.
Kënga e vitit 2020 thuhet se duhet të kualifikohet për nominim pasi “kënga pati ndikimin e saj të madh këtë vit, dhe sepse ishte një remiks i ri, me reperin DaBaby si një artist i shtuar”.
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura