Google ADS

Dua Lipa e shtyn turneun evropian

12:28 | 23 Tetor 2020
A. B.

Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, deri tani ka arritur të pushtoj tregun muzikor.

Kjo, jo vetëm për shkak të veçantisë në projektet muzikore, por edhe në paraqitjet e saj skenike, shkruan portali arbresh.info

Ajo së fundi ka njoftuar fansat se turneu i saj evropian duhet të shtyhet patjetër.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram. Dua ka thënë se është e pamundur që të mbahet ky turne për shkak të pandemisë.

“Me zemër të thyer do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt . Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të jem në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti !! Në ndërkohë ju premtoj se do të shfaqen disa gjëra zbavitëse që shpresoj se do t’ju mbajnë gjatë kohës. Kujdesuni për veten tuaj. Dua”, shtoi ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Turneu që do të mbahet në shumë kryeqytete e qytete të mëdha evropiane do të shtyhet për në shtator dhe tetor të vitit 2021. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme