Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi vetëm pak ditë më parë solli albumin e saj të dytë të titulluar “Future Nostalgia”.
Ajo së fundi ka zbuluar se ka hequr dorë nga pijet alkoolike dhe ka lënë duhanin në përpjekje për të mbrojtur zërin e saj, shkruan portali arbresh.info
Dua, e cila aktualisht është e izoluar në Londër me të dashurin e saj Anwar Hadid, 20 vjeç, është e njohur për dashurinë e saj për mbrëmjet dhe festat.
Ajo tha së fundmi në një intervistë për The Sun: “Unë nuk konsumoj prodhime të qumështit para se të këndoj”.
“Unë gjithashtu kam ndaluar së piri duhan, as kur jam duke bërë turne”, shtoi ajo.
Këngëtarja e hitit “New Rules” është detyruar të shtyjë turneun e saj në Evropë për shkak të pandemisë koronavirus.
Ndryshe, Dua vendosi ta publikojë më herët për fansat albumin e saj të ri “Future Nostalgia”, të cilin kishte planifikuar ta nxirrte në treg më 3 prill, por e lansoi më 27 mars./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...