Google ADS

Dua Lipa e elektrizoi skenën në Grammys 2024

17:45 | 5 Shkurt 2024
E.H

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, mbrëmë e ka performuar këngën e saj më të re në natën e çmimeve Grammys 2024.

Kënga në fjalë quhet “Training Season”, pos saj ajo e ka kënduar edhe këngët “Barbie” dhe “Dance the Night”.

E veshur me të zeza, përveç flokëve të kuqe, këngëtarja vallëzoi rreth një kafazi gjigant në skenë.

Kënga më e re e performuar e Lipës pritet t’i bashkangjitet albumit të Duas që pritet shumë shpejt të publikohet, shkruan Variety.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme