Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, në qershor të këtij viti nisi një lidhje të re, e cila është komentuar dhe vazhdon të komentohet shumë në media.
Ajo është në një romancë me vëllanë e vogël të motrave Bella e Gigi Hadid, Anwar Hadid, që nga muaji qershor kur edhe u takuan me njëri-tjetrin në Los Angeles, shkruan portali arbresh.info
Dua, çdo ditë e më shumë po e forcon lidhje me të dashurin e saj, këtë e ka dëshmuar edhe së fundi, ku në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’, ka publikuar një foto ku çifti shihen të përqafuar e shumë të dashuruar në njëri- tjetrin.
https://www.instagram.com/p/B4XmFbdh5l3/
Ndryshe, Dua së fundmi projektin e saj më të ri muzikor me titull “Don’t start now”. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, dhe tashmë ka filluar të renditet lart në top-listat ndërkombëtare. /arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua