Pop ylli botëror, Dua Lipa, është duke thyer rekorde me albumin e saj më të ri, Future Nostalgia, i cili ka marrë kritikat më pozitive nga të gjitha anët.
Dhe pikërisht për ta bërë promovimin global të albumit të ri, menaxhmenti i Duës ka ftuar kompani të ndryshme të bëjnë propozime kreative për krijimin e webfaqes së re për albumin e këngëtares.
Mirëpo fakti interesant në këtë proces është se uebfaqja e re https://dualipa.com është zgjedhur për t’u bërë në Prishtinë, nga ekipi i agjencisë së marketingut Republika Communications, e cila edhe pse është agjenci e themeluar nga Dukagjin Lipa, ishte propozimi fitues në mesin e propozimeve të shumta që janë bërë nga kompanitë e ndryshme nga Britania dhe SHBA-të.
Momentalisht, Dua Lipa është artistja më e dëgjuar femër në botë në Spotify. Pak ditë më parë Dua ka thyer një tjetër rekord duke u bërë artistja e parë femër me 4 këngë me mbi 1 miliard dëgjime në Spotify.
Javën e kaluar, Dua e ka publikuar këngën “Un Dia”, të cilën e ka realizuar bashkë me J. Balvin, Bad Bunny dhe Tainy. ndërsa më 14 gusht Dua ka paralajmëruar edhe një super risi – remiksin e këngës Hallucinate, të cilën do të bëjë bashkë më divën Madonna dhe Missy Elliott.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor