Artistja me famë botërore, Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid janë në lidhje që nga vera e vitit 2019.
Së fundi dyshja e njohur morën gjithë vëmendjen teksa u panë bashkë rrugëve të New York-ut, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info
Çifti u takua me nënën e Anwarit, Yolanda Hadid, 57 vjeçe, për drekë.
Bukuroshja shqiptaro-britanike dukej si përkufizimi i magjepsjes së vjeshtës ndërsa u pa e veshur me një pallto të gjatë ngjyrë kafe dhe një fund të shkurtër, gjersa pranë kishte edhe qenin e saj, Dexter.
Dua kishte veshur edhe një palë çizme të theksuara deri në gju.
Ajo e plotësoi dukjen me një çantë të bukur, vathë dhe syze dielli.
Përveç Lipës, tërheqës dukej edhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, 22 vjeç, i cili tregoi krahët e tij me tatuazhe ndërsa ecte i veshur me një bluzë gri dhe pantallona blu dhe një palë atlete.
Mami Yolanda gjithashtu dukej atraktive, e veshur me një palë geta të zeza dhe një bluzë sportive ngjyrë të kaltër të errët.
Megjithëse të tre kanë jetuar në New York për një kohë, dukej se kishin probleme për të gjetur vendin e drekës, në një moment të gjithë u kapën duke parë lokacionin në telefonat e tyre.
Por gjatë fundjavës familja ishte e gjitha së bashku për të festuar ditëlindjen e parë të vajzës Gigi, Khai. /arbresh.info/
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...