Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”.
Këngët e këtij albumi janë pritur shumë mirë nga publiku, duke u dëgjuar dhe arritur shifra të larta klikimesh në platformat muzikore, shkruan portali arbresh.info
Dua Lipa është një nga të shumtë artistë që në këto ditë pandemie po këndojnë nga shtëpia.
Me anë të një njofitmi, Dua bëri të ditur se bashkë me Mark Ronson do të organizojnë performancë për bamirësi.
Paratë të cilat do të dhurohen nga publiku do të shkojnë për Fondin e Reagimit të Solidaritetit COVID-19 dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
“⭐️ eja shiko performancën time me DJ @iammarkronson #LoveLockdown që del në Youtube në 3 pasdite! Për çdo 1 $ që ju dhuroni në videon e drejtpërdrejtë, Google.org do të dhurojë 2 dollarë (deri në 5 milionë dollarë total) drejt fondit që funksionon në Google dhe YouTube deri më 30 qershor, duke përfituar nga Fondi i Reagimit të Solidaritetit COVID-19 për Organizatën Botërore të Shëndetit (përmes Fondacionit të Kombeve të Bashkuar). Së bashku, ne mund të ndihmojmë në arritjen e këtij qëllimi dhe të mbledhim fonde dhe të mbështesim gatishmërinë dhe përgjigjen globale në komunitetet e prekura nga përhapja e COVID-19 ❤️❤️❤️ “, ka shkruar ajo.
Përndryshe, edhe albumi “Future Nostalgia” si album theu rekordin duke u ngjitur në vendin e parë të top listës zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar, me ç’rast Dua u bërë artistja e parë femër shqiptare që arrin një sukses të tillë. /arbresh.info/
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani