Ylli me famë botërore, Dua Lipa duket se po bëhet më komode me të dashurin Anwar Hadid që nga dalja në publik me lidhjen e tyre këtë verë.
Së fundmi u pa sërish me të dashurin Anwar Hadid në New York të premten, teksa po dukesh tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit, shkruan DailyMail përcjell portali arbresh.info
Artistja e hitit “Hotter Than Hell”, 24 vjeçe, shihej e mbështjellë me një shall të markës ‘Burberry’ dhe kapele me gëzof të shtypur me dizajn leopardi, ndërsa shoqërohej nga i dashuri 20 vjeçar. Me një makijazh të lehtë të vendosur në fytyrë, Dua vuri në pah tiparet e saj të bukura.
Anwar ndërkohë ishte i veshur me një xhaket me kapuç ngjyrë portokalli dhe gjithashtu kishte vendosur një kapele bejsbolli në kokë.
Dua Lipa po vërehet se po kalon shumë kohë të mire me Anwarin në New York, me të cilin tashmë kanë marrë së bashku një apartament me qira. /arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...