Dua Lipa dhe i dashuri i saj Isaac mëngjesin e Pashkëve e shijojnë në piknik

13:23 | 21 Prill 2019
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tash e sa kohë është duke shijuar romancën e saj me modelin dhe kuzhinierin e njohur britanik, Isaac Carew.

Dua Lipa dhe i dashuri i saj mëngjesin e sotëm e nisën në piknik ku dukeshin tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit, shkruan portali arbresh.info

“Mëngjesi i Pashkëve në piknik”, ka qenë mbishkrimi që ia ka lënë videos.

Përndryshe, ajo është duke punuar rreth albumit të saj të ri, që do të publikohet në fund të këtij viti, ndërsa flitet se do të jetë edhe interpretuesja e kolonës zanore të filmit të ri të “James Bond”. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme