Dua Lipa braktis turneun e Bruno Mars

08:56 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Dua Lipa ka qenë e ftuar speciale në turneun botëror të këngëtarit të famshëm amerikan, Bruno Mars.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka qenë ditëve të fundit në Australi si pjesë e këtij turneu mirëpo kjo nuk i ka zgjatur shumë, shkruan Arbresh.info.

21 vjeçarja është detyruar që të ndërpres pjesëmarrjen në koncertin e Bruno për shkak të problemeve me dhëmbë.

Vetë këngëtarja ka shkruar në Instagram se dentisti i ka sugjeruar heqjen e menjëhershme të disa dhëmbëve dhe se kjo po ia pamundëson aktualisht pjesëmarrjen në koncerte.

Ajo u ka kërkuar falje fansave duke u premtuar se do të kthehet shumë shpejt./Arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BgSkJL2lHOV/?hl=en&taken-by=dualipa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme