Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka treguar zemërgjerësinë e saj.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka bërë thirrje për ti ndihmuar Australisë pas valës së zjarreve, që shkaktuan viktima në njerëz, kafshë dhe dëme të mëdha materiale, shkruan arbresh.info
“Jam në mbështetje të plotë me të gjithë ata që u prekën nga zjarret shkatërruese në Australi. Nëse doni të mbështesni ata që u preken dhe vullnetarët e zjarrfikësve në vijën e parë, këtu janë disa lidhje që unë i konsiderova të dobishme.
Shoqëria St Vincent de Paul po ndihmon njerëzit që janë evakuuar ose kanë humbur shtëpinë e tyre, me shpenzime të tilla si ushqim, veshmbathje dhe kostot e ngritjes së një shtëpie të re.
Kryqi i Kuq Australian po mbështesin mijëra njerëz në qendrat e evakuimit dhe qendrat e rimëkëmbjes.
(https://www.redcross.org.au/campaigns/disaster-relief-and-recovery-donate) “ ka shkruar Dua, përkrah disa fotografive prekëse të shkatërrimit në këtë vend.
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...