Dua Lipa ka bërë një vend në industrinë e muzikës ndërsa kulmin e ka arritur duke fituar disa çmime në Brits 2018.
Ajo duket se është një yll në ngjitje dhe se këngët e saj janë shumë të pëlqyera.
Këngëtarja ka thënë se po bashkëpunon më një nën-markë të H&M për një linjë e cila do të dalë në treg këtë vjeshtë.
Gjithësesi, duket sikur jo të gjithë janë të kënaqur me këtë koleksion pasi nuk është gjithëpërfshirës kur vjen puna te masat e rrobave.
Dua Lipa e bëri njoftimin e linjës së re në Tëitter dhe u shpreh se mezi prite t’a ndante me fansat punën e saj.
Fansat e gëzuar gëluan në profilin e këngëtares me pyetje për koleksionin e ri, ku disa prej tyre pyesnin nëse rrobat do të ishin uniseks dhe nëse do të përfshinin masa të mëdha.
Këngëtarja u përgjigj: “Po, ajo që kam dashur të bëja me këtë koleksion është të ishte universal dhe i aksesueshëm për të gjithë” dhe në një post tjetër që tashmë është fshirë kishte shkruar, “Shkon deri në masën 16 UK”.
Megjithëse Dua u shpreh se dontë që rrobat të ishin të “aksesueshme”, shumë fansa u treguan të shpejtë për të vënë në dukje që masat arrijnë deri në 16 – masa mesatare e rrobave në Mbretërinë e Bashkuar (deri në masën L) – dhe nuk janë aspak gjithpërfshirëse.
Fansat janë treguar shumë të ashpër me këngëtaren dhe kanë bërë postime të shumta në Twitter.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...