Google ADS

Dua Lipa bëhet me statujë prej dylli në muzeun e Londrës

09:10 | 16 Shkurt 2019
A. B.

Ajo festoi një moment historik të karrierës kur ajo i rrëmbeu dy çmime të “Grammy  Awards” javën e kaluar.

Dhe, Dua Lipa vazhdoi suksesin e saj të jashtëzakonshëm, ndërsa gjatë ditës së djeshme ajo ishte në Londër, saktësisht në muzeun e këtij qytet, shkruan DailyMail përcjell arbresh.info

Këngëtaren kosovare atje e befasuan disa fansa të saj dhe gjithashtu përuruan statujën e saj prej dylli. Pranë saj si gjithmonë ishte i dashuri i saj,Isaac Carew.

Dua ishte veshur me një kostum elegant ngjyrë rozë të cilin e kishte kombinuar me një palë taka të zeza të larta, grimi i saj i thjeshtë si dhe bukuria e saj natyrale e bën edhe më madhështore yllin tonë kosovar.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjell me albumin e ri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme