Google ADS

Dua Lipa befason me veshjen e saj të çuditshme

14:13 | 12 Tetor 2019
A. B.

Dua Lipa së fundi po kalon kohë në New York me të dashurin e saj Anwar Hadid.

Por, kësaj radhe ajo u ‘kap’ e vetme nga paparacët të premten pasdite rrugëve të New York-ut me një stil shumë të çuditshëm shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info

Këngëtarja, 24 vjeçe, shfaqi stilin e saj tipik të çuditshëm teksa kishte të veshur një xhaketë blu me panele grafike të shtypura me tabela dhe detaje të thurrura në të gjithashtu kishte pjesën poshtë e kishte kombinuar me një palë pantallona të zi të gjerë.

Dua mbante një çantë lëkure me të njëjtën printim në pjesën e përparme, ndërsa tregonte thonjtë e saj ngjyrë neon.

Ylli kosovar poashtu shfaqi flokët e saj dy-ngjyrësh, të cilat aktualisht janë bionde në pjesën e përparme dhe të zeza në pjesën e prapme, duke i kapur ato lartë me një fjongo e ky stil i flokëve e bëri të duket shumë ëmbël. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme