Google ADS

Dua Lipa bashkë me të dashurin në premierën e filmit “Alita”

23:37 | 31 Janar 2019
Trina Galanxhi

Dua Lipa ka shkëlqyer në parakalimin e tapetit të kuq për premierën e Alita: Battle Angel, mbajtur në Londër të Anglisë.

Këngëtarja nga Kosova aty ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Isaac Carew.

Në këtë projekt Dua po e këndon këngën e këtij filmi “Swan Song”, e cila është publikuar me videoklip gjatë javës së kaluar.

“Jam e intriguar, si me personazhin e Alitës ashtu edhe me ekipin mahnitës të krijuesve që u bënë bashkë për suksesin e këtij filmi. Unë e shoh veten pak në rolin e saj, si në karakter ashtu edhe me stilin e ngjashëm të flokëve. Alita ka të bëjë me fuqizimin dhe të mbrojturit me atë që jeni, që janë dy gjëra që rezonojnë me mua”, ka deklaruar Dua.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme