Me rastin e Ditës së Refugjatëve, Dua Lipa kujtoi dëbimin e shqiptarëve nga atdheu.
Më 20 qershor është shënuar Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve.
Shumë të famshëm shënuan këtë ditë me postime të ndryshme, madje disa prej tyre kanë kujtuar edhe historitë që lidhen me ta.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një prej të famshmëve që është nga një familje refugjate.
Ajo bashkë me familjen ishte larguar nga Kosova për në Mbretërinë e Bashkuar, në vitet ’90.
Dukagjin Lipa me anë të disa imazheve të refugjatëve kosovarë dhe sirianë, shkroi disa fjalë lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.
“Dje u kujtuam për një kohë 21 vjet më parë kur mbi një milion shqiptarë nga Kosova u detyruan të dilnin nga shtëpitë e tyre dhe u ndoqën jashtë vendit, gjatë fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga forcat serbe në #Kosovë. Në çdo #WorldRefugeeDay (Ditë Ndërkombëtare të Refugjatëve) dhe çdo ditë tjetër, ne do të qëndrojmë pranë të shtypurve dhe refugjatëve në gjendjen e tyre të vështirë. Bëni Dashurinë, jo luftën”, shkruan Dukagjini.
Të njëjtin postim e shpërndau Dua në llogarinë e saj në Instagram, duke iu bashkëngjitur fjalëve të babait.
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë