Dua ka fat në muzikë, por jo edhe në dashuri

09:13 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Këngëtarja e famshme me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa mbrëmë ka rrëmbyer dy çmimet kryesore në ceremoninë e ‘Brit Awards’.

‘Artistja e re më e mirë e vitit’ dhe ‘Këngëtarja më e mirë britanike’, janë dy çmimet që Lipa ka rrëmbyer mbrëmë, shkruan arbresh.info.

E në këtë eveniment ajo ishte e shoqëruar nga familja e saj, por mungonte i dashuri i saj, Paul Klein.

Dua Lipa në “Brit Awards 2018”

Ka ditë që flitet se Dua i ka dhënë fund lidhjes së saj për t’u kthyer me ish të dashurin, por kjo gjë nuk u konfirmua kurrë. E mungesa e të dashurit në këtë eveniment i ngrit dyshimet edhe më shumë për një ndarje në mes tyre.

Madje këngëtarja kosovare ka larguar të gjitha fotografitë që kishte me Klein, dhe madje nuk e ndjek më as në Instagram. Por Dua edhe pse ka fshirë imazhet më dashurin, ajo ende mban foto me ish të dashurin, Isaac Carew me të cilin thuhet se është rilidhur prapë.

Dua Lipa me ish të dashurin, Isaac Carew

Ndërsa Paul Klein ende ka fotografi në rrjetet sociale së bashku me Dua Lipan. Lidhja e tyre zgjati afër pesë muaj./Arbresh.info

Dua Lipa me të dashurin, Paul Klein
Dua Lipa me të dashurin, Paul Klein
Dua Lipa me ish të dashurin, Isaac Carew

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme