Google ADS

Dua fton fansat ta votojnë për çmimin që u nominua në “American Music Awards”

13:57 | 25 Shtator 2018
A. B.

Dua Lipa këngëtarja e famshme është nominuar për çmimin “Artistja e re më e mirë e vitit”, në American Music Awards.

Ajo ka bërë thirrje për fansat përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një fotografi me tri mënyrat se si mund të votojnë, shkruan portali arbresh.info

E para është mënyra përmes faqes zyrtare, ku shqiptarët e Kosovës për shkak të mos-njohjes nga AMA, e kanë të ndalur të votojnë.

https://www.instagram.com/p/BoIBdg0Fdp6/?taken-by=dualipa

“Dashuria ime, tani mund të votoni për mua për çmimin “Artisti i ri më i mirë i vitit” këtë vit në #AMAs! E nderuar dhe mirënjohëse për gjithë mbështetjen tuaj të pafundme”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme