Dua Lipa këngëtarja kosovare me famë botërore është tejet e lidhur me familjen e saj si dhe falenderuese për gjithë përkrahjes e tyre.
E përveç befasisë që i bëri ditë më parë babait të saj në ditëlindjen e tij, ajo sot ka i ka dedikuar asaj një shkrim për kujdesin, dashurinë dhe mbështetjen që i ka dhënë asaj, shkruan portali arbresh.info.
Bukuroshja shqiptare Dua Lipa me famë botërore, ka zgjedhur një fotografi ‘funny’ ku babë e bijë duken kaq të kë me paruke rozë, ndërsa ka shkruar:
“Gëzuar ditëlindja e 50-të! 50 nuk është keq.. madje me një paruke rozë. Faleminderit që gjithmonë ishe shkëmbi ynë, sepse gjithmonë ishit një telefonatë larg, për të ardhur të më shohësh me nënën kur unë jam në turne edhe nëse vetëm për një puthje. Për buzëqeshjet që na dhuron në shtëpi, që vjen në krevat sa herë që s’jemi mirë, për udhëtimet. Ti je një dritë në jetën tonë.. fjalët s’janë të mjaftueshme për të treguar se sa shumë të duam. Të dua.. “, ka shkruar këngëtarja. /arbresh.info/
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...