Dua Lipa iu është përgjigjur spekulimeve se mund të ishte ajo që do të këndonte kolonën zanore të filmit rreth agjentit sekret “James Bond”.
Këngëtarja e suksesshme, e cila të shtunën do të perfomojë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve në futboll, për disa kohë është parë si dikush që mund të jetë interpretuese tjetër në numrin e madh të këngëtarëve të njohur që kanë pjesë e këtij filmi.
Dua Lipa është e para në listën e pretendentëve për këtë punë, duke lënë pas Adelen, Ed Sheeranin dhe Jessie J, raporton NME.
Në një intervistë për Billboard, këngëtari komentoi këto thashetheme duke thënë se nuk e di dhe nuk ka asgjë konkrete.
“Unë nuk e di. Do të doja ta bëjë atë. Nuk dua t’iu sjell ters të gjithëve”, tha këngëtarja e hitit “New Rules”.
Megjithatë, këngëtari Ed Sheeran ka zbuluar më parë se kënga është tashmë gati “Kolonën zanore në lidhje me këtë këngë e kam shkruar tashmë tre vjet”, tha ai.
Filmi i 25-të rreth agjentit sekret 007 do të drejtohet nga Danny Boyle dhe në rolin e James Bond do të paraqitet sërish Daniel Craig.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh