Google ADS

Dua, Bebe dhe Rita sonte në ‘Video Music Awards’, Rita do të udhëheqë ceremoninë

14:58 | 20 Gusht 2018
Arbresh.info

Mbrëmë në Terminalin e 5-të në New York u mbajt koncerti VMA Kickoff, ku performuan dy këngëtaret shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Ndërsa sot do të mbahet ceremonia e VMAs, me fillim nga ora 21:00.

Kjo ceremoni do të udhëhiqet nga Rita Ora, e cila është edhe e nominuar, të nominuara janë edhe Bebe Rexha e Dua Lipa.

Kështu që sonte do të jemi krenar më shumë se asnjëherë se presim shkëlqimin e tri yjeve tona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme