Drenusha Latifi zbulon gjininë e fëmijës së dytë

14:00 | 13 Korrik 2018
Arbresh.info

Drenusha lajmin për shtatzëninë e dytë e bëri të ditur përmes Instagramit, rrjet në të cilin është mjaft aktive çdo ditë.

Përmes çasjeve të reja në Instagram, Drenusha u ka dhënë mundësinë fansave që të shtrojnë nga një pyetje për bukuroshen kosovare.

Mes shumë pyetjeve lidhur me jetën private dhe personale, Drenusha zbuloi edhe gjininë e fëmijës së dytë.

Ajo pritet që së shpejti vajzës së saj të madhe t’i dhurojë edhe një vëlla, ngase do të sjellë në jetë një djalë.

Ndërsa e pyetur nga një fans tjetër se a e ka ndër mend t’i rikthehet muzikës, Drenusha ka thënë se nuk e di pasi nuk e ka vendosur ende.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, jetojnë prej vitesh në Helsinborg të Suedisë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme