Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën ishte këngëtari i njohur Dren Abazi.
Këngëtari nuk mund t’i shpëtonte sfidës së fundit “Ndaje ose Haje”, ku pjesëmarrës ishin të gjithë të ftuarit.
Në këtë sfidë të ftuarit dhanë përgjigjet e tyre ndaj pyetjes që u moderua nga “kundërshtarët” e tyre të skuadrës.
“Dren, duam të na thuash emrin e një artisteje apo artisti me të cilin nuk do të bashkëpunoje kurrë?!”, ishte pyetja dedikuar Dren Abazit, e cila u moderua nga Alaudin Hamiti.
Përgjigjja e Abazit ishte emri i këngëtarit Gold AG. Pasi u pyet nga Hamiti se përse kjo zgjedhje Abazi u përgjigj: “Nëse do të më pëlqente do të bëja bashkëpunim.”
Në këtë mënyrë Dren Abazi duket se sapo na konfirmoi se nuk i pëlqen këngëtari Gold AG./tch/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...