Muzika e veçantë që ai bën, pamja dhe stili i tij, mbrëmjet e shumta live në Kosovë e Shqipëri, pjesëmarrjet e shumta në festivalet më të njohura në Evropë, këto e shumë të tjera e bëjnë këngëtarin Dren Abazi, një nga artistët më të pëlqyer të skenës shqiptare, transmeton Arbresh.info.
Dreni këtë herë në intervistën e dhënë për portalin Arbresh.info, shpalosë shumë gjëra rreth tij, të cilat nuk i keni ditur.
Çfarë nxënësi ka qenë Dreni, nga cila kafshë frikësohet, kënd e cilëson ai si këngëtaren më seksi të estradës, çfarë i tha Kastros pasi ai e puthi në skenë, cila është për të femra ideale? Këto e shumë të tjera mund t’i mësoni në intervistën më poshtë:
Arbresh.info: Dren, ju keni shumë fansa si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, ku e ndjeni ju veten më mirë?
Dren Abazi: Secili vend është i mire në mënyrën e vet. Në këtë rast nuk është se mund të bëj ndonjë dallim të madh, përveç faktit që sidoqoftë në Prishtinë gjithmonë ekziston ndjenja që jam në shpinë time, me njerëzit e mi. Kjo padyshim vlen edhe për Tiranën, që ka vite që më bën të ndjehem sikur në shpinë time te dytë.
Arbresh.info: Cila është dhurata më e keqe që e ke marrë nga dikush ?
Dren Abazi: Sigurisht që s’më kujtohet , nëse ka pasur. Unë mbaj mend vetëm gjërat e bukura.
Arbresh.info: Çfarë shenje je në horoskop?
Dren Abazi: Ujori
Arbresh.info: A ekziston dashuria në shikim të parë?
Dren Abazi: Për mua, padyshim se po. Gjithsesi nuk do të thotë se ajo mund të zgjas më shumë se 5 minuta.
Arbresh.info: Çfarë nxënësi ke qenë në shkollë fillore dhe të mesme?
Dren Abazi: Në shkollë fillore kam qenë nxënësi më i mire në shkollë, ose njeri prej më të mirëve. Ne shkollë të mesme kam pasur qëllime të tjera më interesante se te qenurit nxënësi më i mirë.
Arbresh.info: Cila është për ty femra ideale?
Dren Abazi: Pyetje shumë e vështire, nëse ekziston.
Arbresh.info: Me kënd nuk do të bëje kurrë duet?
Dren Abazi: Pyetja do t’ishte shumë më e lehte, me e vendos ndoshta me kënd. Gjithsesi me 95% të këtyre individëve që sot shohim në TV , sigurisht që jo.
Arbresh.info: Nëse ishe detyrua me zgjedh në mes gjinekolog dhe veterinar, cili do të ishe?
Dren Abazi: Veterinar patjetër. Kafshët kanë nevojë për shumë përkushtim dhe dashuri.
Arbresh.info: Cilës kafshë i frikësoheni?
Dren Abazi: Më të rrezikshme janë insektet, dhe gjarprit kuptohet, sepse është gjarpër 🙂
Arbresh.info: Si u ndjeve në skenë kur të puthi Kastro Zizo dhe çfarë i the pas spektaklit?
Dren Abazi: Nuk ishte puthje, ishte vetëm një inskenim që të dukej e tillë edhe pse unë nuk e dija sepse ishte pa plan. Prej Kastros priten gjera te tilla.
Arbresh.info: Sipas teje, cila është femra më seksi në estradën tonë?
Dren Abazi: Ka shumë kohë që s’kam pa diçka ” sexy ” në “estradën” tonë.
Arbresh.info: Cilat janë planet e Dren Abazit dhe Zig Zag Orchestrës, a do të ketë së shpejti këngë të re?
Dren Abazi: Po , shumë shpejtë. Përveç koncerteve tona që janë të vazhdueshme gjithandej, këto ditë del kënga e re , që në fakt është më shumë një projekt intim, personal. Do e shihni shumë shpejte. /Arbresh.info
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...