Babai i Meghan Markle ka ndryshuar mendje dhe tani ai dëshiron që të marrë pjesë në martesën e bijës së tij me Prince Harry.
Megjithatë, është e paqartë nëse mjekët do të lejojnë që ai të fluturojë nga Meksika për në Angli, pasi ai po vuan nga sëmundja e zemrës, transmeton portali arbresh.info
Thomas Markle gjatë ditës së djeshme tha se nuk do të marrë pjesë në dasmën mbretërore, duke shtuar se nuk do të dëshironte që të ngatërronte vajzën e tij, pasi u gjet nga Daily Sun se ai kishte organizuar disa foto të paparacëve për para.
Por ai ka ndryshuar mendje, duke shtuar se do të dërgojë vajzën e tij drejt altarit.
73-vjeçari i tha TMZ-së se Meghan u përpoq ta thërriste atë të hënën, por ai nuk ishte afër telefonit të tij. Më vonë ajo dërgoi një tekst që tha se e donte dhe ishte e shqetësuar për shëndetin e tij.
“Nuk dua të mungoj në një ditë kaq të rëndësishme historike. Patjetër që do të marr pjesë në dasmë”, tha ai./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...